Foto/ Si kurrë më parë! Xhamia e Madhe në Mekë plotësisht e shkretuar si pasojë e koronavirusit

05/03/2020 17:59

Oborri qendror i Xhamisë së Madhe të Mekës është mbyllur plotësisht, ndërkohë punëtorë të shumtë e dezinfektuan ambientin në përpjekje për të minimizuar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.

Në fotot e bëra virale, shikohet zona përreth “Qabes”- vend i shenjtë islam, i ndërtuar nga Ibrahim dhe i biri Islamik – plotësisht të shkretuar, si kurrë më parë.

Vendimi për dezinfektimin e xhamisë vjen fill pasi qeveria në Arabinë Saudite, ndaloi qytetarët vendas që të kryenin rite fetare në këtë vend, pasi dhe më herët kishin urdhëruar ndalimin e të huajve nga e gjithë bota që vijnë e vizitojnë vendin e shenjtë.

Oborri i xhamisë është mjaft i populluar gjatë muajit kur kryhet Haxhi – i cili këtë vit i bie në mes të korrikut dhe gushtit- por frekuentohet së tepërmi edhe gjatë gjithë vitit, pasi myslimanët vijnë për Umre. Sakaq, Arabia Saudite deri më tani ka konfirmuar pesë raste me koronaviurisn e ri, por personat e prekur kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë më Iranin, i cili është vendi që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve pas Kinës, që siç dihet tashmë është dhe vendi i origjinës i epidemisë vdekjeprurëse.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA