Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet qytetarëve përmes një konference për media në ora 16:00 për t’i informuar për vizitën ne SHBA dhe takimin me presidentin serb, Aleksandër Vucic.

Këtë vendim presidenti e ka marrë pas refuzimit të kërkesës nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani që në po të njëjtën orë t’u drejtohej deputetëve në Kuvend.

Thaçi tha se do të tregohet transparent në angazhimin si president, derisa nuk është përgjigjur nëse do ta pranojë ftesën e Kryeministrit, Albin Kurti për takim.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që t’i informoj deputetët. Por nëse një gjë e tillë më pamundësohet atëherë mundësia e vetme e imja si president i zgjedhur nga kuvendi, është që t’i drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp. Të përcillet se ajo se çka ka ndodhur në Uashington e vërteta e tërësishme e këtij procesi sepse jam i vendosur që i tërë angazhim që të jetë plotësisht transparent. Në një formë a në formën tjetër çdo qytetarë duhet të jetë pjesëmarrës i këtij përkushtimi të institucioneve të Kosovës dhe rolit udhëheqës të SHBA-së. Roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm. Ne jemi të bekuar si Kosovë që presidenti Trump i ka marrë këtë rol i ka dhënë mbështetje dhe ka caktuar ambasadorin Grenell”, ka thënë Thaçi për media.

Top Channel