Megjithëse ka progres në realizimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, ende shfaqen pengesa për bizneset, të cilat nuk rregullohen me këto marrëveshje.

Tarifa 100 për qind nuk pati impakt pozitiv për prodhuesit shqiptarë, derisa Shqipëria është shteti i dytë pas Serbisë që aplikon barriera tarifore dhe jo-tarifore ndaj Kosovës. Kështu u tha në një tryezë diskutimi në Prishtinë, me temën: “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”, të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Instituti GAP.

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, thekson se dy vitet e fundit është rritur shkëmbimi tregtar Kosovë-Shqipëri, por ka ende shumë probleme të pazgjidhura dhe barriera tregtare.

“Pavarësisht nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve shpërfaq në vete një avancim në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve ende mbeten të pa zgjidhura një sërë pengesash të karakterit teknik apo barriera të ndryshme jo-tarifore”, shprehet Vokrri.

Berat Thaçi nga Instituti GAP ndërkohë foli për ankesat e bizneseve të Kosovës për korrupsion në doganën e Shqipërisë.

“Shumë shpesh bizneset eksportuese nga Kosova në Shqipëri e kanë raportuar si problem korrupsionin në doganat e Shqipërisë”, thotë Thaci.

Shqipëria dhe Kosova kanë rreth 77 marrëveshje, 13 prej tyre në rrafshin tregtar, por ekspertët thonë se ka ende mes dy vendeve barriera tarifore dhe jo tarifore. Për drejtorin ekzekutiv të klubit të prodhuesve të Kosovës, ndërsa tani diskutohet shumë për taksën 100 për qind mbi mallrat serbe, është për të ardhur keq për problemet që ekzistojnë me Shqipërinë.

“Për fat të keq, pas Serbisë, në dokumentet tona, Shqipëria ka dalë që ka nivelin më të lartë të barrierave tarifore dhe jo-tarifore me Kosovën”, ka thënë Panxha.

Riinvest dhe GAP kanë hartuar një studim për vlerësimin e shkallës së zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara tregtare nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas studimit, potenciali tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i madh por nevojitet para së gjithash forcimi i sundimit të ligjit, rritja e kapaciteteve institucionale dhe ulja e pengesave burokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA