Përpjekja për uljen e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA 23/09 20:11
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi në Londër vijon të rritet, paniku dhe frika kanë bërë që qytetarët të gjejnë zgjidhje alternativë për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës me prejardhje nga Wuhan i Kinës.
Në media janë shpërndarë shumë foto të udhëtarëve që përdorin transportin publik, teksa në kokë mbajnë qese plastike, bidonë e mushama të ndryshme. Madje ka edhe nga ata që kanë zgjedhur pelenat e foshnjeve si maskë frymëmarrje.
Ndërkohë më poshtë ju sjellim edhe një galeri të zgjidhjeve më të çuditshme që njerëzit kanë përdorur si masa kundër koronavirusit, nga Londra në Kinë.
Top Channel