OBSH, koronavirusi; Paralajmërim kundër pagesave në para të thata, epidemia përhapet me kartmonedhat

04/03/2020 15:44

Eskpertët e shëndetësisë kanë thënë së fundmi se njerëzit duhet të bëjnë pagesat e tyre me karta banke pa kontakte fizike për të evituar infektimin me koronavirus nga kartmonedhat e pista.

Një zëdhënës i OBSH tha se pagesat e kartave pa kontakt reduktojnë rrezikun e transmetimit.

Kartmonedhat ndryshojnë qindra duar gjatë qarkullimit të tyre duke marrë me vete qindra mikrobe dhe pisllëqe.
Kështu që përdorimi i kartave bankare pa kontakt ndalon përhapjen e epidemisë.

Këshilla vjen teksa OBSh paralajmëron dhe kundër vendeve të përbashkta të punës në zyra dhe kompjutera ndërsa janë ndaluar dhënia e dorës në takime dhe puthjet tradicionale në faqe.

Zëdhënsi i OBSH tha: “Ne e dimë se paratë ndryshojnë shumë duar dhe mund të marrin me vete shumë bakterie e viruse. Njerëzit duhet të lajnë duart pas prejkes së tyre dhe të evitojnë prekjen e fytyrës. Kur është e mundur ata duhet të përdorin kartat për pagesa pa kontakt për reduktimin e rrezikut të transmetimit”.

Shkencëtarët thonë se virusi njihet që mund të jetojë për disa orë jashtë trupave të gjallë, ndoshta edhe më gjatë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel