Merkel propozon krijimin e zonave të sigurta në veri të Sirisë

04/03/2020 03:49

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha ligjvënësve konservatorë në parlamentin gjerman, se ajo është në favor të vendosjes së zonave të sigurisë në veri të Sirisë, i thanë agjencisë Reuters, dy pjesëmarrës në takim.

Merkel ka kritikuar gjithashtu presidentin rus, Vladimir Putin, për refuzimin e tij që të marrë pjesë në një takim katër-palësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar krizën siriane.

Thirrja e Merkelit bëhet derisa raportohet për intensifikim të luftimeve në rajonin Idlib të Sirisë, ku Turqia dhe rebelët antiqeveritar po luftojnë me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.

Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit. E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimor për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA