Kapshticë/ Tenton të transferojë para në mënyrë të paligjshme, policia nis hetimet

04/03/2020 12:54

Policia Kufitare e Kapshticës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Pas informacionit të siguruar nga policia në rrugë operative, janë sekuestruar më shumë se 15 milionë lekë, ndërsa është procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe autoriteteve doganore, për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, është evidentuar dhe goditur një rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të shtetasit E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti një sasi të konsiderueshme valute.

Top Channel