Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka fituar tetë nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fund të këtij viti në SHBA.
Ish-nënpresidenti i SHBA-së fitoi në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virgjinia.
Por, senatori Bernie Sanders po parashikohet të fitojë në, Kalifornia, dhe tre shtete të tjera.
Ata udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan, Donald Trump, në nëntor.
Ish-kryetari i Nju Yorkut, Michael Bloomberg, shpenzoi më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk fitoi një shtet të vetëm.
Partia Demokratike është në një udhëkryq, ndërsa votuesit e saj po vendosin se cili kandidat ka mundësinë më të mirë për të garuar për president.
Biden, një i moderuar që shërbeu nën presidentin, Barack Obama, dhe Sanders, një liberal, ofrojnë vizione të ndryshme për të ardhmen e Amerikës.
Biden e paraqet veten si një pragmatist i fuqishëm i cili do të sjellë ndryshim dhe do të rivendosë “dinjitetin” pas presidencës së Trumpit.
Por, kritikët thonë se fushata e tij nuk është motivuese.
Kundërshtarët e senatorit Sanders thonë se, një socialist i cili e përshkruan vetën si demokrat, nuk mund të fitojë votuesit që ende janë të lëkundur, dhe pa votën e të cilëve nuk mund të fitohen zgjedhjet.
Shtatëdhjetë e tetë vjeçari po planifikon të shndërrojë ekonominë amerikane me një plan multi-trilionë dollarësh, me taksë më të lartë në gjithçka, nga kujdesi shëndetësor në arsim.
Top Channel