25/11 11:26
Orët “Rolex” janë një nga sendet që vidhen më shpesh nga grabitësit, duke qenë se çmimi i tyre është relativisht i lartë.
Ndërkohë në rrjet janë publikuar edhe pamjet e një tentative të një personi të maskuar për të grabitur Rolex-in e një biznesmeni, pro që nuk ia del dot.
Biznesmeni Mark Eëart ra pre e grabitjes sapo doli nga biznesi i tij, ku një person i maskuar dhe i armatosur me një thikë e ka kërcënuar t’i jepte orën e tij Rolex që kushtonte 10 mijë paund. Por biznesmeni nuk ka pranuar që t’ia japë duke e hedhur mbi çati.
Kjo ka shkaktuar konfuzion tek grabitësi megjithatë nuk ka dalë pa gjë, pasi kishte arritur t’i merrte laptopin 3500 paundësh.
Top Channel