Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhimit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Protestuesit kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë menaxherin në të kundërtën paralajmëruan përshkallëzim të situatës.

Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur për KosovaPress se protestuesit do t’i japin afat qeverisë deri të premten që të shkarkojë menaxherin e ndërmarrjes “Trepça” dhe të anulojë konkursin.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, protesta mund të përzhakllëzohet në dhunë, për çka përgjegjës do të jetë menaxheri Baasri Ibrahimi.

“Kësaj qeverie do t’i japim afat deri të premten të anulojë këtë konkurs dhe ky menaxhment të shkarkohet. Ndryshe, masat munden me qenë radikale dhe askush nga ne nuk merr përgjegjësi për çfarëdo që ndodhë. […] Mundet me eskalu në dhunë, me pas thyerje të veturave, dëmtim të pronës, të lëndohen edhe njerëz dhe përgjegjësia bie tek menaxheri i tashëm”, ka thënë Musa.

Top Channel