“Më shpëtuan komshinjtë nga kthetrat e tij”/ U betua që do “ta shpërfytyronte” nëse do ndahej nga ai, dhe e bëri!

03/03/2020 18:35

Dashuri me shikim të parë apo tërheqje fatale, si do e cilësoni ju historinë e Jakut dhe Emmas?

Emma Bignall e njohu Jak Kostan nëpërmjet rrjetit social “Tinder” dhe nisën një lidhje së bashku. Gjëja e parë që e tërhoqi ishte pamja e tij dhe kështu jeta në pamje të parë ju duk e përsosur.

Por, gjithçka ndryshoi kur Jak filloi me xhelozira, filloi të bëhej kontrollues, kthehej në shtëpi i dehur çdo natë.
Emma, 30 vjeç, një natë , pasi Jak u kthye në shtëpi i dehur, zbuloi në telefonin e tij mesazhe e foto pornografike të cilat i’ua kishte dërguar shumë femrave të tjerë.

Dhe kur ajo u përball me të duke i thënë se nuk do ta falte kurrë këtë gjë, gjithçka ai dëshironte ishte të “shpërfytyronte” bukurinë e Emmas, e në këtë mënyrë askush tjetër nuk do ta dëshironte atë.

“Reagimi i tij i parë ishte duke më dhënë një goditje në fytyrë, përpara se të më vinte poshtë, e duke përdorur forcën e tij të plotë, ai vazhdoi të më godiste. Ishin komshinjtë ata që më erdhën në ndihmë pasi dëgjuan britmat e mia.”, është shprehur Emma.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel