Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për takimin e presidentit, Hashim Thaçi me homologun e tij Serbë, Aleksandër Vuçiç në Uashington.

Shefi i ekzekutivit tha se presidenti Thaçi para se të shkonte në ShBA do të duhej të raportonte më Kuvend e të zhvillonte takime me të për unifikim të politikës së jashtme, e jo siç tha, pas takimeve që ka pasur dhe të bëj dakordime me Serbinë.

Kurti foli edhe për mos njohjet e reja që po i bëhen Kosovës.

“Ne po përpiqemi të bëjmë një veprim të vullneti të mirë për të larguar tarifën 100 për qind në lëndën e parë ndaj Serbisë, por qartazi po shihet se Serbia po bën një intensifikim për çnjohje të Kosovës”, tha ai

Top Channel