Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t`i shtyrë blerësit të marrin të reja.
Ujdia e propozuar kërkon që gjiganti të teknologjisë t`i paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-i 25 dollarë. Në 2017-tën, Apple e pat pranuar ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për “ti zgjatur atyre jetën”, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t`I shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefon të rinj.
Për këtë gjë, Apple u gjobit disa kohë më parë me 25 milionë euro nga autoriteti francez i mbikqyrjes, DGCRF, i cili argumentonte se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përditësimit rutinë të programeve. Shqetësime kishte edhe për hile me bateritë e iPhonëve të vjetër. Drejtuesit e Apple u mbrojtën duke thënë se performance e tyre, binte me kohën. Por shumë konsiderojnë se kjo ishte thjesht prova që e gjithë kjo situatë ka qenë e planifikuar nga kompania. Marrëveshja e fundit, e cila pritet ta marrë dritën jeshile të gjykatës në 3 prill, i vë kapakun një beteje ligjore që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Përdoruesit e iPhonëve në SHBA mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim nëse kanë një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus apo pajisje SE të blerë përpara 21 dhjetorit 2017.
Top Channel