Rritet lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt në Edirne

01/03/2020 01:43

Mijëra emigrantë të parregullt që duan të shkojnë në Evropë po mblidhen në qytetin Edirne të Turqisë. Vazhdon duke u rritur lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt e cila filloi në qytet një natë më parë. Emigrantët e parregullt të ardhur në Edirne nga qytete të ndryshme të vendit kryesisht nga Stambolli, u mblodhën para pikës kufitare Pazarkule.

Duke kaluar natën këtu, emigrantët ndezën zjarre duke u ngrohur përreth tyre. Më pas emigantët e parregullt, përfshirë gra dhe fëmijë në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar vijës kufitare.

Ndërkohë janë në rritje tensionet mes focave greke të sigurisë dhe emigrantëve të parregullt që presin në zonën e ndërmjetme. Ushtarët grekë herë pas herë hedhin gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të bërë që emigrantët e parregullt të tërhiqen.

Krahas fluksit të njerëzve në kufi vazhdojnë të rriten edhe tensionet mes forcave greke të sigurisë dhe emigrantëve. Në anën tjetër bëhet e ditur se disa nga emigrantët e parregullt mbrëmë nga pika të ndryshme nëpërmjet lumit Maritsa kanë kaluar në Greqi.

Top Channel