SHBA, Trump thotë se pacienti që vdiq nga koronavirusi vuante edhe nga një tjetër sëmundje e rëndë

29/02/2020 21:53

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi në Washington State.

Fataliteti i parë i shënuar në SHBA ishte një paciente që vuante edhe nga një sëmundje tjetër dhe ishte mbi 50-vjeç.

Sot presidenti Donald Trump mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me rastet.

“Gruaja që vdiq sot në Uashington vuante edhe nga një sëmundje tjetër e rëndë dhe ishte në vitet e 50-ta”, u tha presidenti Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme”, shtoi ai.

Top Channel