Në Francë ndalohet organizimi i ngjarjeve me mbi 5000 pjesëmarrës

29/02/2020 21:14

Franca ndaloi organizimin e të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 5000 personave, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Vendimi u mor nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Ministror”, theksoi Veran.

Mes të tjerash, kjo masë prek maratonën që do të zhvillohet në kryeqytetin francez. Deri tani, në Francë janë konfirmuar 57 të infektuar./ATSH/

Top Channel