Rama: Kemi një marrëveshje me Malën. Gregu? Do e shoh ndeshjen me mua.

27/02/2020 20:57

Konferenca për shtyp tek Partizani në prag të derbit veç trajnerit Sormani përpara gazetarëve vuri dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama i cili ashtu si italiani u tregua i gatshëm të fliste për çështje të ndryshme në klub. Padyshim vëmendja kryesore ishte tek Esat Mala, futbollisti u rikthye ne ekipin e parë këtë të mërkurë por a arriti një akord me klubin?

Olsi Rama – Drejtor i përgjithshëm i Partizanit

‘’Mala është një investim i klubit i cili gjithmonë ka kërkuar të jetë pjesë e jona. Kemi arritur një marrëveshje dhe ai përket rajonit, ai do jetë gjithmonë lojtar i yni. Akordi i arritur mbetet për t’u firmosur në ditët në vijim dhe është thjesht një formalitet’’.

Sa i përket sfidës trajneri Adolfo Sormani u shfaq i qetë duke besuar tek skuadra e tij dhe duke theksuar se nuk ka pse ti trembet Tiranës.

Adolfo Sormani – Trajner i Partizanit

‘’Nuk kemi frikë kundërshtarët, dy prej tyre i njoh Bathen dhe Torasën i di mirë kualitetet e tyre por dhe ne jemi stërvitur mirë dhe kam shumë besim tek skuadra imë. Kemi mungesën e Trashit dhe do bëjmë maksimumin por mos prisni t’ju tregoj formacionin. Përsa i përket Malës më pëlqeu mënyra se si u prit në stërvitje dukej qartë që të gjithë e donin dhe u gëzuan për të’’.

Në fund një batutë e Drejtorit të përgjithshëm në lidhje me preferencën e djalit të kryeministrit Rama për Tiranën.

Olsi Rama – Drejtor i përgjithshëm i Partizanit

‘’Ai ka luajtur basketboll për Tiranën dikur, por nesër do e shoh ndeshjen pranë meje dhe le të bëjë tifo për Tiranën pot ë dojë’’.

Top Channel