Manchester City merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Realit të Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së kampioneve.

Në Santiago Bernabeu, skuadra e Citizens iu imponua skuadrës së Los Blancos teksa e mundi me përmbysje me rezultatin 2-1 , duke shënuar fitoren e parë kundrejt madrilenëve. Kjo përballje kishte brenda saj edhe sfidën mes dy trajnerëve Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane me katalanasin që regjistroi ‘Deciman’ personale pasi e mund Realin e Madridit si trajner për të 10 herë.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Realin që mori avantazhin me Iscon, por në 12 minutat e fundit Manchester City bëri përmbysjen teksa shënoi dy herë në portën e Courtois me Gabriel Jesus dhe Kevin De bruyne që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për Realin e madridit një tjetër lajm i keq është ndëshkimi me karton të kuq i Sergio Ramos që nuk do të jetë në ndeshjen e kthimit në Etihad,ku Realit do t’i duhet të bëjë një përmbysje të madhe. Surpriza e kësaj jave në Ligën e Kampioneve e ka emrin Olympique Lyon.

Skuadra e Rudi garcias befasoi Juventusin teksa e mundi me rezultatin 1-0 duke ia vështirësuar gjërat bardhezinjve për ndeshjen e kthimit. Goli vendimtar për skuadrën franceze u shënua në minutën e 31 me Tousart që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Aouar duke përfituar edhe nga mungesa e përkohshme e De Ligt që kishte dalë jashtë fushave për t’u mjekuar pas një përplasjeje me një prej kundërshtarëve gjatë sfidës. Reagimi i Juventusit u pa në fazën finale të sfidës , por bardhezinjtë nuk mundën të barazonin

Top Channel