Këshilli i Lartë Gjyqësor përfundoi procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, dhe i fundit ishte Ilir Panda.
“Karriera ime daton në sektorin e hetimit të veprave penale . Kam marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore për hartimin e legjislacionit”, tha Panda në fjalën e tij.
“Gjykata e lartë duhet mendoj unë të udhëhiqet nga një mision që veprimet e saj duhet të jenë të arsyetuara. Pra nëpërmjet arsyetimit gjykata e lartë duhet të krijojë praktikë gjyqësore që është e zbatuar. Mendoj që gjykata e lartë duhet të udhëzojë dhe të bindi të gjithë anëtarët e gjykatës së lartë se fakti që ata janë paraqitur përbëjnë të gjithë çështjet e tjera’, tha Panda.
Më tej, kandidati u shpreh se çështja e dosjeve po i shqetëson të gjithë, po për këtë mund të merret shembull gjykata e Lartë e Kroacisë apo edhe gjykata kushtetuese së Kosovës: ‘Kjo është një çështjet që po shqetëson jo vetëm juristët e zakonshëm, por është kthyer në një muahabet tryezash. Për mua kjo mund të zgjidhet duke filluar me reduktimin e disa çështjeve dhe më pas mund të ketë një ndarje të disa çështjeve. Mendoj se organizimi dhe angazhimi i ndihmesave duhet të kenë punuar gjatë kësaj kohe. Në vend të eksperiencës së gjykatës kushtetuese së Kosovës duhen ndarë në nivele nga më i ulëti tek më i larti. Pse jo edhe sipas fushave, duke organizuar punën të tillë. Një shembull do të jepja gjykatën e lartë të Kroacisë, që i çohet vendimi dhe mund të laburohet më tej’, deklaroi Panda.
Ai është ndalur edhe tek dilemat e jetës, duke rrëfyer se ka pasur shumë të tilla.
‘Në fakt jeta e njeriut është e mbushur me plot dilema. Unë në fakt siç më njohin miqtë dhe të afërm nuk ia kam lënë jetën dilemave. Por nuk kanë qenë të pakta siç për shembull, mbaj mend ditën kur kam vendosur të shkëputem nga sektori publik se më priste ai privat. Një dilemë tjetër po kaq e madhe ka qenë dilema e të qendruarit në Shqipëri apo të bërit jetën diku tjetër në Evropë apo në SHBA, që mendoj se e kam zgjidhur’, përfundoi Panda.
Pra tij u intervistuan Ervin Pupe i cili u shpreh se besimi i publikut tek drejtësia ka rënë djeshëm. Ai i prezantoi veten si një njeri të doktrinës, me moral dhe kritik me veten.
Ndërsa kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi deklaroi se Gjykata e Lartë ka nevojë për një strategji dhe përgjatë këtyre kohëve asaj i ka munguar komunikimi me median dhe publikun.
Top Channel