38 vjeçari thyen tembullin e Virgjëreshës Mari pasi lutjet e tij për ‘mrekullinë’ nuk u realizuan

27/02/2020 16:48

Ky është momenti i vrazhdë kur një besimtar i zhgënjyer shkatërron tempullin e Virgjëreshës Mari me pretendimin se lutjet e tij për një mrekulli nuk dhanë asnjë rezultat.

Incident shokues ndodhi dje në katedralen e Guadalajara në Meksikë, sapo një besimtar tjetër përfundoi lutjen e tij.

Kamerat e sigurisë së Kishës regjistruan momentin dhe burri u identifikua më pas nga policia e Guadalajara si 38 vjeçari Jorge, i cili qe përgatitur me paramendim për sulmin e tij pasi nxjerr nga çanta e shpinës dy gurë të mëdhenj dhe qëllon me to xhamin që mbron portretin e Zonjës së Guadalupe, kryeshenjtorja e Meksikës.

Goditja e aprë thyen pjesën e sipërme të xhamit dhe e dyta pjesën e poshtme. Besimtarët lajmëruan menjëherë policinë dhe Jorge u kap jashtë kishës. Më vonë ai deklaroi se veprimi ishte hakmarrje për mosrealizimin e lutjes së tij të mrekullisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel