Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës ku Ruzhdi Tosuni në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni 59 vjeç.
Top Channel ka siguruar foton e viktimës. Ajo ishte nënë e tre vajzave të rritura.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
Top Channel