Parada spanjolle e kanavaleve që supozohej të ishte “në kujtim” të Holokaustit ka nxitur sot urrejtje duke u quajtur “e ndyrë dhe e përçmuar” nga grupet hebreje pasi përfshinte femra naziste në të brendshme ‘viktima të kampeve të përqendrimit’ që kërcenin nëpër rrugë.
Parada e çuditshme në Campo de Criptana kishte nazistë që kërcenin, femra të veshura si oficere SS me kamzhikë seksi në duar dhe të burgosur kampesh përqendrimi me kominoshe me rripa dhe flamurë izraelitë në duar.
Kishte gjithashtu një tollumbac të madh që personifikonte një ‘dhomë gazi’ me lampën hebreje ‘menorah’ mes dy oxhakëve.
Shoqata kulturore organizuese El Chaparral insistonte se eventi ishte një përkujtim i Holokaustit, por ambasada izraelite në Madrid shkruante në një deklaratë: “Ne dënojmë përfaqësimin banal e të përçmueshëm të ngjarjes së Holokaustit në paradën e Carnival of Campo de Criptana, që tallej me miliona hebrejtë e vrarë nga nazistët”.
Bashkia e qytezës Campo de Criptana, në rajonin qendror të Castilla-La Mancha, tha se leja për paradën ishte dhënë me mirëkuptimin se do të nderoheshin viktimat e Holokaustit.
Edhe fundjavën e kaluar në qytetin belg Aalst Karnivalet u dënuan pasi përfshinë njerëz me kostume antisemite që prezantonin hebrejtë me hunë të madhe ose në formë milingonash.
Top Channel