Gruaja birëson foshnjën dhe më pas e dhunon deri në vdekje

26/02/2020 16:02

Një nënë kujdestare dyshohet se vrau foshnjën që kishte birësuar, ndonëse ajo pretendon se vajza e vogël iu rrëzua aksidentalisht nga krahët.

Sarah Higgins, 42 vjeç, nga Britania dyshohet se dhunoi dhe i shkaktoi lëndime të parikuperueshme të trurit të vogëlushes Skyla Giller dhjetë muajshe, ndërkohë arsyet nuk bëhen të ditura. Gruaja mësohet se ka lajmëruar urgjencën dhe i ka transmetuar atyre se foshnja ndodhej pa ndjenja, pasi i rrëshqiti nga krahët dhe i ra në dysheme, teksa 42-vjeçarja ishte e ulur.

Sarah ka këmbëngulur që Skyla ra nga një lartësi fare të ulët dhe u rrëzua me pjesën e përparme të barkut dhe jo me kokë. Menjëherë sapo u dërgua në spital vogëlushja iu nënshtrua një operacioni disa orësh në tru, por si pasojë e plagëve të shumta të marra, vdiq dy ditë pas ndërhyrjes. Mjekët gjithashtu siguruan prova thelbësore të gjakderdhjes në sytë e vogëlushes, gjë që tregonte pësimin e një traume të rëndë.

Gjithashtu ato evidentuan pesë shenja dhunë në krahun e foshnjës. Në gjykatë mësohet të jetë thënë se plagët ndaj fëmijës ishin të barabarta me dëmet e shkaktuara nga rënia prej katit të parë të një ndërtese. Ndërkaq 42-vjeçarja akuzohet për vrasje por ajo i mohon akuzat e ngritura. Hetimet vijojnë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA