Fëmijët heronj! Godasin dhe shkelmojnë nënën e tyre, teksa ajo po mbyste foshnjën 6-muajshe

26/02/2020 12:00

Dy fëmijë të vegjël, të moshës 12 dhe 9 vjeç, u detyruan të ndalojnë nënën e tyre, teksa kjo e fundit ishte duke mbytur të bijën 6-muajshe.

Ailenys Carmenate, 31 vjeçe, dyshohet se u përpoq të vriste tre fëmijët e saj të shtunën që lamë pas në apartamentin e tyre në Hialeah në Floridan e Jugut, përpara se dy të vegjlit të luftonin nënën tyre dhe të shpëtonin në këtë mënyrë motrën 6-muajshe. Fëmijët mendohet se kanë tërhequr nënën nga flokët dhe e kanë grushtuar e shkelmuar në të gjithë trupin në përpjekje për ta ndalur, ndërsa 31-vjeçarja u inatos edhe më shumë dhe iu drejtua e xhindosur edhe tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja raportohet se ndodhi gjatë kohës kur Rnady Montano, babai i foshnjës dhe njerku i dy fëmijëve sapo ishte kthyer në shtëpi nga puna. Mësohet se Montano u ka thënë oficerëve se Carmenate mbylli vajzën e tyre 6-muajshe, djalin e saj 12 vjeç dhe vajzën tjetër 9-vjeçare në dhomën e gjumit.

Për fat të mirë ai mundi të dëgjonte të bërtiturat e vogëlushëve. Menjëherë sapo efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje arrestuan Caramenate-n, e cila tashmë i duhet të përballet me akuzat për tentativën e vrasjes të tre fëmijëve. Ndërkaq ajo ka marrë një urdhër nga gjykata në të cilën thuhet se 31 -jeçarja ndalohet të ketë kontakte të mëtejshme me fëmijët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA