U arrestua pasi i doli emrin në dosjen ‘Epstein’, avokatët e Mandelson: Akuzat janë të pabaza, ai do të bashkëpunojë me… 24/02 21:55
Komisioni kryesues i legjislativit të Kinës ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës.
Pekini ende është duke rishikuar ligjet e mbrojtjes së kafshëve të egra, por propozimi ishte “thelbësor” dhe urgjent në luftën kundër epidemisë, shkruan e përditshmja shtetërore.
Ekspertët besojnë se koronavirusi i ri ka kaluar te njerëzit nga bota e egër dhe kafshët e shitura për ushqim, prandaj politikat e reja do të ndalojnë konsumin e kafshëve të tilla dhe do të vendosin gjoba të rënda për shkelësit.
Top Channel