Trazirat pas vdekjes së ‘El Menchos’ në Meksikë/ Arratisen 23 të burgosur, shkon në 70 numri i viktimave 24/02 16:56
Komisioni kryesues i legjislativit të Kinës ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës.
Pekini ende është duke rishikuar ligjet e mbrojtjes së kafshëve të egra, por propozimi ishte “thelbësor” dhe urgjent në luftën kundër epidemisë, shkruan e përditshmja shtetërore.
Ekspertët besojnë se koronavirusi i ri ka kaluar te njerëzit nga bota e egër dhe kafshët e shitura për ushqim, prandaj politikat e reja do të ndalojnë konsumin e kafshëve të tilla dhe do të vendosin gjoba të rënda për shkelësit.
Top Channel