Prej disa ditësh e gjithë europa është në alarm për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në Itali ku deri më tani janë shënuar 7  viktima dhe mbi 230 të prekur.

Disa avionë kanë ardhur nga Italia në vendin tonë që prej ditës që u dha alarmi i shpërthimit në masë, ku zonat më të prekura ishin Milano dhe Vento.

Gazetari i Top Channel, Andi Bora na ka sjellë imazhe nga kontrollet që u kryen personave që vijnë nga Italia.

Pak orë më parë ministria e Shëndetësisë reagoi me anë të një deklarata ku shprehej se 8 persona kanë bërë kontrollin për koronavirus dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel