Juela, Edisa dhe Shëndriti në nominim, kush do të largohet nga gara kaq afër finales?
Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Duke marrë shkas nga ky raport kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.”.
“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë!”, shkruan Presidenti.
Top Channel