Rëndohet bilanci/ Shënohet rasti i parë me koronavirus në Milano, gjithsej në Itali janë prekur 58 persona

22/02/2020 19:28

Rastet e konfirmuar me Koronavirusin e ri (Covid-19) në Itali vazhdojnë të rriten ndërsa janë konfirmuar edhe rastet e para të të prekurve në Milano dhe Torino.

Duke iu referuar mediave italiane, Top Channel mëson se numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 58 ku mes tyre janë edhe dy mjekë.

Zonat më të prekura në Itali janë Lobardia dhe Veneto. Shifrat alarmante janë rritur gjatë 24-orëve të fundit pasi të premten ishin 15 persona të prekura ndërsa për pak orë numri ka shkuar në 58, ndërsa pritet të shtohet nga ora në orë për shkak se po kontrollohen rreth 450 persona të dyshuar.

Në Lombardi janë 46 persona të infektuar ndërsa në Veneto 12.  Dy prej të prekurve me koronavirus janë familjarë të burrit që vdiq të premten në mbrëmje nga koronavirusi.

Në total në Itali janë shënuar dy viktima ndërsa është shteti më i prekur Europian nga koronavirusi.  Një 78 vjeçar në Veneto dhe një e moshuar në Lombardi. Vetëm pak orë më parë rajoni i Friuli Venezia Giulia shpall Gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar përhapjen e virusit.

Masat kufizuese si ato  për të vendosur 10 Komuna në statusin  “e rrezikut” në zonën e Lodi janë miratuar gjithashtu në ‘Vo Euganeo dhe Teolo’, në rajonin e Veneto.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.

“Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme” tha më pas ai.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA