Procesi i zgjerimit, Rama: Refuzimi i i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat

22/02/2020 10:00

Kryeministri i vendit merr pejsë në konferencën ndërkombëtare për procesin e zgjerimit, të zhvilluar në “Hotel Tirana”.

Në fjalën e tij, kryeministri i vendit shpreh vlerësim dhe mirënjohje ndaj Presidentes së KE, për të cilën thotë se ishte e angazhuar që prej momenteve të para. “Refuzimi i i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat”, shton ai.

Fjala e Ramës:

“E vlerësojmë shumë atë që ndodhi pak më parë në Bruksel.Presidentja e KE Ishte e angazhuar që prej momenteve të para.
Ishte një lehtësim i jashtëzakonshëm për popullin, për shkak të sinjalit mjaft të fort të respektit. Siç e përmenda dhe atje tërmeti i nëntorit ishte shkatërrimtar.

Refuzimi i i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat, Ky refuzim ishte si pasojë e disa luftërave të brendshme të BE. Pas refuzimit për të marrë vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, e kuptoj plotësisht që ky refuzim ishte rezultat për disa luftëra të brendshme, pas disa mosmarrëveshjesh me ne dhe Maqedoninë e Veriut.

Një gjë është vërtet dëshpëruese se pasi janë thënë të gjitha bëhet shqetësues fakti edhe pse do mbeten thirrje të brendshme, sepse ndodhi ky refuzim, nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejtë, shumë arsye fshihen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA