Koronavirusi/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall Gjendjen e jashtëzakonshme

22/02/2020 19:11

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik pas situatës së rënduar me të prekurit nga koronavirusi.

Ndërkohë në Itali numri i të prekurve nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 53 dhe pritet që të ndryshojë nga ora në orë për shkak se po kontrollohen qindra persona të dyshuar.

Edhe kryeministri, Giuseppe Conte, ka bërë të ditur se mund të ketë masa të reja qeveritare në të ardhmen e afërt.

“Vendimet do të merren pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që do të mbahet në selinë e mbrojtjes civile në Romë në orën 18.30” tha ai.

Shumë shkolla në vend janë mbyllur ndërsa Veneto dhe Lombardia janë dy zonat më të prekura nga virusi CoVid19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA