Një burrë është arrestuar në Gjokovë për shkak se akuzohet për përdhunim. Sipas mediave kosovare, i arrestuari thuhet se ka përdhunuar një vajzë nga Shqipëria.

Me vendim të dhënë nga prokuroria ai është arrestuar dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit deri në mbylljen e hetimeve. Ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Burri është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Top Channel