Një kërmil i ri i vogël i zbuluar në xhunglën e Brunei është emëruar së fundmi sipas aktivistes adoleshente të mjedisit Greta Thunberg, duke nderuar gjeneratën që kujdeset për problemet për të cilat nuk kanë përgjegjësi
Specia e re “Craspedotropis greta thunberga” është rreth 2mm e gjatë dhe ka tentakula gri.
Kërkuesit thanë se kanë quajtur moluskun e vogël sipas aktivietes 17-vjeçare, e cila tha se ishte e nderuar për emërimin e kërmillit.
‘Kërmilli i ri i klasifikuar i përket kategorisë së caenogastropodëve, të kërmillave tokësorë të ndejshëm ndaj thatësirave, temperaturave ekstreme dhe degradimit të pyjeve’ tha eksperti Dr Menno Schilthuizen.
“Emërimi i tij Greta Thunberg është mënyra jonë për të pranuar se gjenerata e saj do të jetë përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve që nuk janë krijuar prej tyre, si dhe një premtim se gjenerata të tjera do t’i bashkohen atyre për të ndihmuar”.
Top Channel