“Lule t’bukura ka Tirona”, Bashkia organizon nesër ekspozitë dhe koncert me artistët e Ansamblit Tirana

21/02/2020 10:41

Në vitin jubilar të Tiranës 100 vite Kryeqytet nuk mund t’i mungonte listës së aktiviteteve dhe njohja me traditën e zakonet tironse.

Të premten në ora 11:00, Bashkia e Tiranës do të sjellë aktivitetin “Lule t’bukura ka Tirona” në një nga lagjet historike të qytetit. Për një ditë, “Rruga e Mimozave” ose siç njihet rruga “Kont Urani” pas MAS do të risjellë kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e skicave të shtëpive karakteristike punuar nga arkitekti Andi Papastefani dhe këngëve qytetase, sjellë mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Tirana.

Top Channel