Kosova mund Islandën! Ndeshje basketbolli për botërorin 2023

21/02/2020 12:35

Përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin e meshkujve e nisi me hapin e duhur fushatën që shpreson se do ta çojë në finalet e botërorit që do të zhvillohet në vitin 2023.

Dardanët u imepenjuan në shtëpi në një ndeshje të vështirë ndaj Islandës, por falë mbështetjes së publikut të Prishtinës, ia dolën të kalojnë me sukses vikingët, me shifrat e ngushta 80-78.

Në fraksionin e parë në fushë ishte një betejë e vërtetë, ku skuadra mike tregoi këmbëngulje por sërish nuk ia doli të kalonte vendasit. Islanda e filloi fuqishëm çerekun e dytë duke e rimarrë epërsinë që e kishin në fillim të kësaj ndeshje Por ‘Dardanët’ nuk lejuan që hendeku të thellohej, e falë lojës së Dardan Berishës përmbysën gjithçka. E njëjta situatë edhe në dy pjesët e tjera.

Dardan Berisha ishte një nga basketbollistët më të mirë të Kosovës në këtë ndeshje dhe realizoi 18 pikë dhe 4 kërcime në tabelë. Lajmi i vetëm i keq në këtë ndeshje për përfaqësuesen e dardanëve ishte lëndimi i basketbollistit Shon Xhons.

 

Top Channel