Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Drita ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme mes shumë polemikash ndaj Vushtrrisë.
Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat 2:3, kështu për tu barazuar me pikë me skuadrën e Ballkanit e cila nesër luan ndeshjen e javës së 19-të, kundër Ferizajit.
Një ndër momentet më të përfolura gjatë kësaj ndeshjes, ishte ai kur Drilon Fazliu arriti të shënoj gol fantastik nga goditja e dënimit, gol që u anulua nga gjyqtari Genc Nuza me plot të drejtë, në bazë të rregullave të reja të FIFA-s.
Mirëpo, tifozët vendas të Vushtrrisë si dhe trajneri e lojtarët vendas pas përfundimit të ndeshjes janë ankuar për gjyqtarin kryesor për rastin e kësaj goditje dënimi.
Vendasit kërkonin me ngulm kartonin e kuq për gardianin e Dritës, Darko Tofiloski i cili bëri një ndërhyrje ndaj kundërsharit, e cila u sanksionua veëm me kartonin e verdhe nga gjyqtari kryesor.
Në videon e mëposhtme, shihni rastin e shumë diskutuar:
Top Channel