Kreu i dizajnit ushtarak kinez lavdëron avionët e fundit rusë Su-57; së shpejti porositë

20/02/2020 21:55

Kreu i grupit kinez të dizajnit të aviacionit Shenyang, Wang Yongqing ka lavdëruar në media dizajnin e avionit të fundit rus anti-radar Su-57 dhe së shpejti ushtria kineze pritet të bëjë porositë për flotën e saj ajrore, megjithë suksesin e avionëve të prodhuar në vend J-20.

Agjencia Shenyang është krijuese e dy gjuajtësve kryesorë të Kinës J-11B e J-16 të cilët e kanë marrë modelin e tyre nga teknologjia ruse e Su-27. Su-57 është dizenjuar si pasues i gjuajtësit Su-27 për forcat ajrore ruse dhe vendet kliente-aleate.

Kina është klinet i rregullt i avionëve superiorë rusë dhe tashmë pritet të kërkojë Su-57.

Wang Yongqing tha: Kina është e interesuar për Su-57 dhe do të importojë disa njësi për kërkim e studim. teknologjia ruse po aftëson Kinën të fluturojë me shpejtësi supersonike”

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA