Broja: Bylis dhe derbi, dy sfida vendimtare për të ardhmen e Partizanit!

20/02/2020 22:17

Mesfushori i Partizanit Ron Broja në një intervistë për Supersport para ndeshjes ndaj Bylis theksoi se vetëm tre pikët ndaj ballshiotëve dhe suksesi në derbin ndaj Tiranës mund ta futin skuadrën e Sormanit në shinat e duhura në garën për titullin kampion. Broja shtoi gjithashtu se fitorja e 3-të radhazi në kampionat e arritur në Laç ka shërbyer si një motivim ekstra për të kuqtë.

“Fitorja në Laç do na rrisë edhe më shumë motivimin. Bylis? Po punojmë dhe synimi është të marrim fitoren dhe të kemi vazhdimësinë”.

“Tirana? Nëse e shikojmë tabelën janë ndeshje të rëndësishme dhe jemi afër pikë me ta dhe çdo fitore na afron. Do jenë vendimtare dhe nëse marrim pikë të plota do jemi më afër rikonfirmimit si kampion që është edhe synimi jonë nga fillimi i kampionatit”, u shpreh Broja.

Top Channel