Katër persona humbën jetën pasi dy avionë u përplasën në ajër në Victoria të Australisë.
Incidentin e konfirmuan burime policore, që sqaruan se bëhet fjalë për dy avionë të vegjël dy motorësh. Ngjarja ndodhi në afërsi të aeroportit Mangalore në veri të Melbourne. Një zëdhënës i policisë tha se ka shumë gjasë që pilotët të mos e kenë parë njëri tjetrin për shkak të reve të dendura. Të dy mjetet fluturuese kishin nga dy persona në bord, dhe ishin nisur prej aeroportesh të ndryshme. Kjo mendohet të jetë përplasja e parë në ajër që shënohet në këtë vend prej më shumë se një dekadë.
“Nuk e dimë me siguri së përse të dy avionët ishin në të njëjtën trajektore”, rrëfeu inspektori i policisë Victoria, Peter Koger, ndërsa shtoi se avionët kishin pësuar dëme të mëdha para se të binin në tokë. Duket se ata kanë qenë të angazhuar në fluturime trajnimi kur ndodhi përplasja, raportoi 9 News. Njëri prej mjeteve ishte avion Piper-Seminole i operuar nga shkolla e fluturimit, Moorabbin Aviation Services, ndërsa i dyti I përkiste Klubit Aero në Tyabb.
Top Channel