Koronavirusi/ Infermieret kineze në lot, rruajnë kokën para se të dërgohen në shërbim në Vuhan

19/02/2020 16:58

Infermieret femra të një spitali kinez janë urdhëruar nga autoritetet të rruajnë kokën para se të dërgohen në shërbim në epiqendrën e koronavirusit, si masë parandaluese për mospërhapjen e epidemisë apo ndoshta dhe si provë për të terguar vendosmërinë e tyre për luftën ndaj sëmundjes.

Pamje të shpërndara online tregojnë rreth 15 infermiere të spitalit Gansu që rruajnë kokën në një ceremoni të veçantë, teksa do të largohen nga Lanzhou, kryeqyteti provincial i Gansu për të punuar në epiqendrën e virusit Vuhan.

Zhvillimi vjen në një kohë kur 20,000 mjekë nga e gjithë Kina po dërgohen në rajon për të luftuar përhapjen e epidemisë.

Ndaj kritikave në rrjet një zëdhënse kineze tha: “Shumë njerëz në rrjet nuk e njohin situatën por për mjekërt kjo është diçka e zakonshme. Gjëja më e rëndësishme është parandalimi i përhapjes së infeksionit”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA