Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, familja Haklaj e ndjente veten më të kërcënuar se kurrë. Në Shtator të vitit 2005, pak ditë pasi qeveria Berisha betohet, pjesa e mbetur e familjes në Kërrnajë largohet jashtë vendit. Ata, e konsideronin Berishën si shkaktarin kryesor të fatkeqësive të shumta në familje.

“Në vitin 2005, me ardhjen e Berishës në pushtet, babai duke parë që rrezikohej jeta e Fatmirës, pjesëtarë të tjerë të familjes ishin larguar në 2002-2003, e me radhë në atë kohë pranon të largohet bashkë me nënën”, tregon Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve

Banesa i lihet për tu kujdesur një të afërmi të tyre, Manush Selivradës. Ai jetoi për disa kohë aty me bashkëshorten, nënën e moshuar dhe 4 fëmijët.

Tashmë që familja Haklaj ishte larguar, objektiv u bënë njerëzit e afërt. Më 20 tetor të vitit 2005, i bëhet pritë nipit të Haklajve Blerim Lanaj. Ai ishte duke udhëtuar në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë së bashku me shtetasin Lirim Nukshiqi me një furgon të mbushur me gështenja. Ndaj tregtarëve hapet zjarr me breshëri në fshatin Ahmataj. Lanaj shpëtoi me disa dëmtime të lehta ndërkohë 32-vjeçari Lirim Nukshiqi u plagos rëndë.
Më 7 Dhjetor të vitit 2005, në dalje të qytetit të Bajram Currit, me drejtim fshatin Markaj, i bëhet atentat vjehrrit të Ylli Haklajt, dhe dy kunetërve të tij. Gani Zeneli 70-vjeç, së bashku me djemtë udhëtonin me një mjet tip Toyota që dikur i përkiste Yllit. Persona të paidentifikuar sot e kësaj dite, hapën zjarr por fatmirësisht, manovrimi i shpejtë i kunatit të Yllit, Besnikut, bëri që askush të mos pësonte gjë.

“Ne kemi qenë familje e madhe, kemi pasur shumë miq e njerëz që i duam e na duan, njerëzit që na kanë ndenj besnikë, njerëzit që na kanë përkrah, Sali Berisha ka tentuar ti vrasë e plot nga këta djem sot janë të vrarë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA