“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate 15/11 22:55
Një 22-vjeçar në Miçigan të SHBA-së, si pasojë e ngricave ka rrëshqitur dhe më pas ka përfunduar në një liqen thuajse tërësisht të ngrirë të qytetit.
Në momentin që është bërë e mundur nxjerrja e tij nga uji, 22-vjeçari është dërguar me shpejtësi në spital, pasi gjendja e të riut paraqitej mjaft kritike, ka deklaruar policia. Ajo që e bën akoma dhe më dramatike ngjarjen, është fakti që ditën kur ndodhi incidenti, meteorologët kishin parashikuar ditën më të ftohtë të vitit dhe temperaturat në liqen ishin vërtetë të ulëta.
Në videon e publikuar fillimisht nga Departamenti i Policisë vendase dhe më pas nga mediat e huaja shihet 22-vjeçari që pengohet, por më pas nuk duket qartë se si ai ka rënë në liqen.
Top Channel