Kandidati presidencial demokrat, Michael Bloomberg do të marrë pjesë për të parën herë në një debat me rivalët, të mërkurën.

Për të marrë pjesë në debatin e radhës së kandidatëve demokratë, nevojitet të arrish një shifër prej mbi 10 për qindësh në katër sondazhe kombëtare të njohura nga partia demokratike. Të martën, një sondazh i fundit doli në përfundimin se ai kishte mbështetjen e 19 për qind të të anketuarve.

Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, nuk ka hyrë ndërkohë në katër garat e para për nominim. 78 vjecari, Blumberg ka zgjedhur të hyjë në garë më 3 mars, në atë që njihet si super e marta, kur 14 shtete do të votojnë. Ai ka shpenzuar qindra e miliona dollarë në reklama televizive dhe radiofonike, për fushatën e tij. Sipas CNN ai ka një staf elektoral që përfshin më shumë se 2 mijë ndjekës në Nju Jork dhe në të gjithë vendin. Blumberg e ka prezantuar veten si kandidati i vetëm demokrat që mund të nxjerrë Donald trump nga shtëpia e bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA