Egla Harxhi është diskutuar gjatë për jetën e saj sentimentale. Por si është ajo si nënë?

Egla ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture. Ajo ka treguar për lidhjen e veçantë që ka me djalin e saj dhe jo vetëm. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema e ka pyetur se si është Egla si nënë.

“Unë si nënë jam shumë mëndje hapur, nuk e ndrydh por i tregoj atë që duhet dhe s’duhet të bëj, përsa i përket pjesës bazike.Në princip dua që ai të rritet në atë formë që të krijojë eksperiencat e veta. Jam shumë xheloze. Zakonisht ndodh që baballarët janë xhelozë për vajzat që i mbrojnë dhe janë protektiv ndaj fëmijëve, kurse unë e kam këtë me djalin.

Luxi kur sheh vajza me sy ose shoqet e mia ka tendencën që do flirtoj, që tani edhe vajzat ishin kështu ua ky është burri ynë i ardhshëm. Zemra jo i thash se e nxora shotgun-in, mos hyr aty jo”.- ka treguar Egla duke qeshur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA