Cheyenne Mottishaw, 23 vjeç, ishte së bashku me miqtë e saj jashtë një klubit nate në Sheffield, ku u përball me sulmin e një burri ende të paidentifikuar që e goditi në fytyrë më një shishe të madhe vere.

Burri në fjalë po nxirrej jashtë nga rojet e sigurisë, ndërsa në përleshje e sipër ai ka qëlluar me shishen e verës mbi 23-vjeçaren duke e lënë pa ndjenja në tokë dhe me fraktura të shumta që iu deshën muaj të rikuperoheshin.

E gjithë ngjarja ndodhi mesnatën e 21 prillit të viti që lamë pas dhe fatmirësisht Cheyenne është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo kishte frikë të dilte natën dhe në gjendje të punonte me muaj. Ajo u desh të hante duke përdorur një shiringë pas operacionit në fytyrë por së fundmi e ka marrë veten dhe ka rrëfyer atë ngjarje të tmerrshme për te.

“E gjitha që mund të kujtoj është se më futën në një taksi dhe pastaj të zgjohesha në spital,” tha ajo.

“Unë isha në dysheme dhe nuk u përgjigja. Shokët e mi më thanë që menduan se unë kisha vdekur. Dhimbja ishte e tmerrshme. Nuk mund ta mbyllja gojën dhe nuk haja me ditë. Nervat në dhëmbët e mi ishin varur, kështu që më duhej të vishja një çarçaf për 6 javë për të mbrojtur gojën nga infeksioni.” ka thënë ndër të tjera e reja.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa muaj, autori i  kësaj ngjarje të tmerrshme nuk është arrestuar ende.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel