Kuriozët ndalohet t’i afrohen balenës 20 metra të vdekur urie në breg

14/02/2020 20:34

Një balenë gjigande e njohur si e familjes Fin u shpall e vdekur dje pasi kishte dalë në brigjet e Cornwall në veri të Anglisë teksa zyrtarët këshilluan turistët dhe kureshtarët të qëndrojnë larg saj për kryerjen e testimeve përkatëse.

Roja bregdetare ndaloi njerëzit që t’i afroheshin kafshës 20 metroshe, gjitarit të dytë më të madh në tokë, e cila kishte trup të dobësuar dhe besohet se ka vdekur nga uria.

zyrtarët e bamirësisë së kafshëve detare thanë se do të kryenin ekzaminimiet post-mortem. “Grupi ynë do të marrë disa të dhëna të cilat do të kalohen në rrjetin ndërkombëtar. Eshtë shumë e rrallë që këto balena të gjenden në ujërat britanike dhe krijesa mund të ketë qenë e sëmurë ose ka ngecur prej dobësisë nga mungesa e ushqimit”, thanë ata.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel