Trupi i turistes së zhdukur britanike Stephanie Simpson është gjetur disa ditë pasi u zhduk gjatë një shëtitjeje .

Policia nisi të kërkonte  për Stephanie pasi 32-vjeçarja nuk u paraqit në punë të hënën.

Policia nisi një operacion kërkimi dhe përdorën helikopter për të vëzhguar zonën malore.

Disa orë para se të gjendej trupi i saj policia kishte gjetur çantën dhe këpucët e Simpson.

Zona përshkruhej si një terren shumë sfidues dhe policia tha se ne ngjarje nuk dyshohen te perfshihen pale te tjera.

Kunati i saj Sam Hazelton tha se familja e saj në Britani shpresonin që të gjendej e gjallë.

Hazelton tha se Stephanie pëlqente shëtitjet në terrene të vështira dhe kishte eksperiencë në ekspeditat.

Top Channel