“Tokyo 2020” nuk anulohet/ Përgënjeshtrohet lajmi se do të ndodhte për shkak të koronavirusit

13/02/2020 12:25

Coronavirusi i shpërthyer në Kinë ka ndezur sinjalet e alarmit në mbarë botën dhe këtu përfshihet edhe ajo sportive.

Së fundmi është folur për mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike të Tokyos që do të zhvillohet këtë vit dhe kjo ndodh kur kanë mbetur edhe 162 ditë nga ceremonia e hapjes së eventit më të rëndësishëm sportiv. por Komiteti Organizativ nëpërmjet presidentit të tij, Yoshiro Mori mohoi zërat pas një takimi të zhvilluar me zyrtarët e lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Mori theksoi se zërat e shfaqura në lidhje me këtë çështje janë prej të papërgjegjshmish dhe se askush nuk po mendon të shtyjë apo të anulojë Lojërat Olimpike. Ai shtoi se Komiteti Organizativ do të donte të bashkëpunonte me qeverinë japoneze dhe të veprohej me shumë qetësi.

Ndërkaq, për shkak të coronavirusit janë bërë një sërë ndryshimesh në kalendarin e eventeve sportive në kontinentin aziatik dhe këtu përfshihen kualifikueset për në Olimpike në boks dhe basketboll, të gjitha në Kinë. ndërkaq Cmimi i Madh i kinës në F1 u shty, por në rrezik është edhe gara e Vietnami.

Nga ana e tij, Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike premtoi marrjen e masave rigoroze për të mbrojtur njerëzit nga coronavirusi gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike.

Top Channel