Kurti letër Thaçit: Takohemi sot për të bashkërenduar qëndrimet tona rreth politikës së jashtme

13/02/2020 11:28

Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku teksa gjenden në prag të Konferencës “Munich Security Conference”, kryeministri fton Thaçin në takim për të bashkërënduar, siç shprehet ai, qëndrimet e tyre për çështjet e politikës së jashtme.

Ftesa është për ditën e sotme, në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje.

“I nderuari President i Republikës së Kosovës,
Duke e ditur përgjegjësinë kombëtare e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur  jemi në prag të Konferencës “Munich Security Conference”, ju ftoj në takim për t’i  bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme.
Politika e jashtme është ajo që do të duhej të na bashkoje. Prezantimi sa më i denjë i  Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh.
Le ta japim tërë kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet që do t’i  bëjmë.
Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje qe te takohemi e të dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona.
Sinqerisht,
Kryeministri i Republikës së Kosovës”

Top Channel