Një burim i sigurt për Top Channel tha se Prokuroria e Posaçme SPAK, gjatë ditës së sotme ka patur një hetim sa i takon çështjeve të pasurive të krimit të organizuar, deklaroi gazetarja Anila Hoxha në një lidhje direkte gjatë edicionit informativ të orës 15:00.
Ky është një hetim dypolësh mes SPAK dhe Antimafias italiane, ku është vendosur sekuestrimi në pasuritë e një shtetasi italian i moshës 44 vjeç , i cili është kapur një vit më parë në qytetin e Durrësit dhe konsiderohet si kreu i një klani mafioz në bari.
Bëhet fjalë për shtetasin Giovanni di Cosimo, i arrestuar dhe i ekstraduar drejt Italisë , por nga hetimi financiar i kryer nga SPAK ka rezultuar se ky shtetas teksa i fshihej drejtësië italiane në Shqipëri ka ushtruar dhe ka investuar në pasuri dhe konkretisht është vendosur sekuestrimi për një fabrikë në qytetin e Durrësit , për disa toka dhe automjete , të cilat konsiderohen si pasuri të këtij individi.
Top Channel